Home BOTA Autori i masakrës së las Vegasit kishte planifikuar diçka edhe më të tmerrshme, ja për çfarë bëhet fjalë (Foto)

Autori i masakrës së las Vegasit kishte planifikuar diçka edhe më të tmerrshme, ja për çfarë bëhet fjalë (Foto)

0

Autori i masakrës së Las Vegasit, Stephen Paddock gjatë dhjetëra minutave sa ka zgjatur sulmi i tij i pamëshirshëm, plumbat nuk i kishte drejtuar vetëm mbi turmën prej 22 mijë personave që kishin shkuar të ndjekin nga afër festivalin e muzikës country, shkruan Daily Mail.
Ky vrasës gjakftohtë kishte gjuajtur edhe në drejtim të rezervuarve gjigant të mbushur me kerozinë, që gjendeshin vetëm 600 metra larg hotelit, pranë një hangari të aeroplanëve privatë.

 Në rezervuarët gjigant mund të shihen gjurmë të plumbave, ku njëri prej tyre kishte shpuar masën mbrojtëse, por çuditërisht nuk ka ardhur deri te shpërthimi, pasi pasojat do të ishin fatale për faktin se turma që i kishte shpëtuar plumbave ishin drejtuar në atë zonë.

Punëtorët e hangarit këto ditë kanë sanuar dëmet e shkaktuara në rezervuarë, kurse në terren kanë dalur agjentët e FBI-së që nuk dëshirojnë ta konfirmojnë apo mohojnë pretendimet e një burimi, shkruan telegraf. I njëjti burim ka shtuar se besohet se Paddock kishte ditur me saktësi kujt ia kishte drejtuar pushkën, dhe për këtë arsye kishte thyer dy xhama: përmes njërit kishte pamje të drejtpërdrejt në turmën që ishte mbledhur në festivalin e muzikës country, kurse përmes tjetrit në rezervuarët me kerozinë.
Megjithatë, eksperti i aviacionit Mike Boyd paralajmëron që kerozini nuk ndizet edhe aq lehtë, dhe për fat të mirë një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe kur sulmuesi i Las Vegasit filloi të shtie në drejtim të tyre.