Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me eksploziv në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Mësohet se autori, i cili ka qenë i maskuar ka vendosur eksploziv me fitil.

Pas e ka ndezur fitilin, ai është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se lokali ishte hapur vetëm pak ditë më parë pasi kishte qenë i mbyllur për një kohë të gjatë.

Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz as në lokal dhe as pranë tij dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, të konsiderueshme. Policia ka nisur shoqërimet pas ngjarjes.

Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re