Në shtetin federal të Kalifornisë në SHBA është shpallur “gjendje emergjente” për shkak të epidemisë vdekjeprurëse Hepatit A.
Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, pa kaluar shumë kohë nga vendimi për shpalljen e gjendjes emergjente në rajone të shumta për shkak të zjarreve në pyje, tani në tre qytete ka shpallur gjendje emergjente për shkak të sëmundjes ngjitëse Hepatit A.
Në një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen, Brown tha se “Me qëllim të kontrollit të epidemisë vdekjeprurëse të përhapur në Los Angeles, San Diego dhe Santa Cruz, u mor vendimi që në këto vende të shpallet gjendje emergjente”.
Sipas këtij vendimi Departamenti i Shëndetit Publik të Kalifornisë menjëherë duhet të ofrojë dhe të shpërndajë vaksina në rajone ku është përhapur kjo epidemi.
Eksperti i Epidemiologjisë në Departamentin e Shëndetit Publik të Kalifornisë, Dr. Gil Chavez, lidhur me vendimin në fjalë tha se “Vendimi për gjendje emergjente ka mundësuar marrjen e masave të jashtëzakonshme”.
Chavez po ashtu njoftoi se që nga fillimi i epidemisë e deri më tani janë shpërndarë 81 mijë doza të vaksinës, por në krahasim me kërkesat ka mungesë të funizimit me këto vaksina.
Në kuadër të luftimit të Hepatit A, që në muajin e kaluar shkaktoi vdekjen e 16 personave në San Diego, ishte marrë vendimi që një pjesë e qytetit, sidomos ku banojnë të pastrehët të lahet dhe pastrohet çdo ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re