Autoritetet meksikane kanë arrestuar një person të dyshimtë që dyshohet se urdhëroi vrasjen e gazetares Miroslava Breache në mars të këtij viti.
Komisioni kombëtar për siguri bën të ditur se i dyshuari 43 vjeçar është arrestuar bashkë edhe me dy persona tjerë në qytetin Bakobampo në shtetin Sonora.
I dyshuari është identifikuar si lider i grupit kriminal e cila është aktive në disa pjesë të shteteve  Sonora dhe Chihuahua,
Breache(24) ka qenë gazetare e gazetës “La Hornada”. Në të  janë shkrepur tetë plumba para garazhit në shtëpinë e saj më 23 mars.
Këtë vit në Meksikë janë vrarë 10 gazetarë. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re