Ekipet izraelite nga komuna e Kudsit shkatërruan një ndërtesë trekatëshe palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar, me pretendimin se nuk kishte leje ndërtimi.

Forcat izraelite, të cilat mbërritën në fshatin Isawiyye në veri të Kudsit Lindor, fillimisht morën drejtimet e sigurisë në zonën ku është planifikuar prishja e ndërtesës.

Më pas ekipet e komunës izraelite rrënuan ndërtesën trekatëshe të familjes palestineze Mustafa, duke thënë se ajo ishte ndërtuar “pa leje”.

Ndërtesa ishte shtëpia e tri familjeve me 16 anëtarë.

Përplase midis forcave izraelite dhe palestinezëve u raportuan përpara se ndërtesa të prishej në zonë.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, palestinezët kanë vështirësi të mëdha me dhënien e lejeve të ndërtimit në Kuds, pasi kostoja totale e gjithë procedurës arrin në dhjetëra mijëra dollarë.

Sipas Qendrës zyrtare Informarmative palestineze, numri i shtëpive të shkatërruara në Kuds që nga pushtimi izraelit në vitin 1967 ka kaluar në mbi 5.000.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re