Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka vendosur një gjobë prej 10 milionë lekësh të rinj për kompaninë telefonike ‘One Albania’.

AKEP thekson se “One Albania” duhet të respektojë detyrimet ligjore dhe kontraktore lidhur me kufizimet e shërbimeve dhe njoftimin e pajtimtarit përpara zgjidhjen e kontratës.

Në vendim thuhet se “One Albania” duhet të respektojë detyrimet ligjore lidhur me publikimin e informacionit transparent, të krahasueshëm, të përshtatshëm dhe të përditësuar për çdo detyrim në përfundimin e kontratës, si dhe kushtet e përgjithshme për aksesin e përdorimin e shërbimeve të ofruara për përdoruesit fundorë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re