Janë të shumtë ata qytetarë të cilët kanë renë preh e abuzimeve nga kompanitë që operojnë në tregun financiar dhe e drejta e tyre është nëpërkëmbur prej vitesh.
 
Për t’i shmangur padrejtësitë në këtë treg, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hapu një zyrë të posaçme për të pritur ankesat e qytetarëve, por edhe bizneseve të fushës që mbikëqyr ky institucion.
 
Pak kohë më parë, drejtori i mbikëqyrjes financiare deklaroi se kompanitë e sigurimit i kanë një borxh qytetarëve në masën 10 mln euro, detyrime të krijuara në vite. Këto qytetarë janë endur prej vitesh në gjykata dhe zyra shteti për të drejtën e tyre, të cilën nuk e kanë gjetur.
 
Sfida e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit është krijimi besimit për qytetarët, ndaj mbetet për t’u parë  efektiviteti i saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re