Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se të gjitha lundrimet e mbrëmjes së sotme, për linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas do të anulohen si pasojë e motit të keq. Ndërsa në njoftimin e bërë thuhet se lundrimi do të vazhdonte në ditën e nesërme por gjithmonë në varësi të kushteve të motit.

Sa i përket biletave të rezervuara, Autoriteti Portual Durrës lajmëroi se do të bëhej rimbursimi për të gjithë ata persona të cilët kanë pasur për të udhëtuar drejt Italisë mbrëmjen e sotme.

Njoftimi i Plotë nga Autoriteti Portual Durrës:

Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, se për shkak të motit nuk do të ketë lundrime mbrëmjen e sotme, as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas.
🔁Lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, dt.26.11.2021, në varësi të kushteve të motit. Kompanitë e lundrimit do të garantojnë njoftimin dhe rimbursimin e biletës sipas kërkesave të udhëtarëve.
👉🏻Autoriteti Portual Durrës ju fton të informoheni në faqen tonë: www.durresport.al , në rubrikën “PASAGJERËT”.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re