Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ofruar një rezyme të situatës së rrugëve në
vend, pas rreshjeve të dendura të dëborës në mesnatë dhe orët e para të mëngjesit.
   

Njoftim i
ARRSH:

Në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur rreshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugës nga bora. Rrugët që rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë: Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej). Në Rajonin Verior Shkodër: Rreshje bore ka pasur në Qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër. Në akset e Tropojës ka rreshje të dobëta bore.

Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen. Në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, bora arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me mjetet borëpastruese për pastrimin dhe kriposjen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Në Rajonin Qendror Tiranë. Në akset e dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli. 

Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Librazhd-Stebleve, në segmentin fundor të tij në Lunik – Stebleve, ka rënë 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: rreshjet e rëna gjatë natës, kanë bërë që edhe pas punës së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposje, akset e Qarkut të Korçës të qarkullohen me zinxhirë. Përdoruesit e rrugës të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët për të cilat njoftuam që qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re