Skip to content

Autostrada Fier-Vlorë kthehet në pistë fluturimi, radarët kapin “mat” shoferët e huaj me 201 km/h

Pòlicia po vijon kontrollet për tejkalimin e shpejtësisë dhe së fundmi kanë konstatuar shpejtësi marramendëse të shoferëve në autostradën Fier-Vlorë. Radarët kanë fiksuar shpejtësi deri në 201 km/h, ndërsa pòlicia ka ndëshkuar shumë drejtues, me heqje patentash dhe gjoba.

Njoftimi i pòlicisë: Në autostradën Fier – Vlorë – Fier. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Pòlicisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me 📸 në autostradën Fier-Vlorë-Fier, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrèzik potencial për áksidente rrugore.

Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 145 km/h deri në 201 km/h në kulmin e trafikut.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 11 leje drejtimi për shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, janë vendosur 35 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon te polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të kèq áksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vrèt jetë.

/faxweb