Skip to content

Autostrada Tiranë Durrës/ Përfundon në dhjetor segmenti ‘Kthesa e Kamzës’ deri tek ‘Mbikalimi i Kasharit’

Loti i parë i autostradës Tiranë Durrës  me gjatësi prej 6 kilometrash  do të hapet për qarkullim në fund të muajit  Dhjetor.Zv.kryeministrja Belinda Balluku inspektoi kantierin ndërsa theksoi se punimet po ecin me ritëm të shpejtë.

Segmenti  i parë i Tiranë Durrës transformohet tashmë në një autostradë e tipit A me 4 korsi.

Një element i rëndësishëm i projektit, parashikohet të jetë edhe integrimi i gjelbërimit përgjatë gjithë aksit.

Pritet që në përfundim të dy fazave të para, trafiku në këtë segment të lehtësohet ndjeshëm, duke përmirësuar lëvizjen  e qytetarëve ndërmjet Tiranës dhe Durrësit dhe jo vetëm.