Nga zyra e tij, presidenti Putin promovoi raketën “e pakapshme” ruse të quajtur “Avangard”. Me të u realizua një provë e suksesshme dhe pas kësaj morri vlerësimet më të larta si një super-armë.

Nisja u krye nga një njësi luftarake e forcave strategjike të raketave nga zona e Dombarovskit, drejt një objektiv të sajuar në poligonin e Kura në territorin e Kamchatka.

Por tabloidi britanik Metro, shkroi se propozon një tjetër variant emri për këtë këtë raketë.

“Ne do të donim të propozonim emrin tonë për ‘Avangardin e pakapshëm’ – ‘gruaja e Satanait’”, shkruan gazeta.

Prej muajsh, Londra dhe Moska kanë fërkime diplomatike mes tyre, ardhur për shkak të rastit “Skripal”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re