Foto ilustruese

Gjysma e qyteteve të vendit, duket se janë pa energji elektrike prej mëngjesit të sotëm, si pasojë e një avarie në sistemin e transmetimit të OST-së. Në një njoftim bërë publik për mediat OSHEE njofton se kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet e Durrësit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Përmetit, Kavajës dhe Lushnjes.

:Në orën 09: 15, si pasojë e një avarie në Sistemin e Transmetimit të OST-së, është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH-së në rajonin Durrës dhe atë Jug-Perëndimor.

Si pasojë, kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nënstacione: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.

Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i OST të nënstacioneve në këto zona”, njofton OSHEE.

Dhjetra biznese janë duke u ankuar për këtë gjendje, ndërkohë që nuk dihet ende sesa kohë do të marrë rregullimi i këtij defekti, që është një nga më të rëndët e këtyre muajve të fundit. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re