Ashtu sikurse deklaroi pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Prishtinë, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën.

Hoti do të mbërrijë në Tiranë në orën 09:30 dhe do të pritet me ceremony zyrtare në Pallatin e Brigadave nga Edi Rama. Kjo është vizita e dytë e Hotit që bën zyrtarisht jashtë vendit, p-asi fillimisht ishte nisur për SHBA në takimin e planifikuar të 27-Qershorit në Shtëpinë e Bardhë, por që p[as aktakuzës për Presidentin Thaçi, u kthye duke u ndalur gjatë rrugës në Bruksel.

Ndërkohë si kryeministër, kjo është vizita e parë e Hotit në Shqipëri, ndërsa e dyta e një kryeministri nga Kosova që vjen për herë të parë në Shqipëri, e kjo ka ndodhur brenda 5 muajve kur ishte Albin Kurti në shkurtin e kaluar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re