Mbremjen e kaluar, një familje shqiptare që udhëtonte drejt Kroacisë u kap në kufirin me malin e Zi me plot 53 pako marijuanë të fshehura në makinë.

Shoferi 41 vjeçar, gruaja e tij dhe fëmijët e vegjël të gjithë nga Shqipëria po tentonin të hynin në Kroaci me 23 kg marihuanë.

Policia kufitare ndaloi makinën pas dyshimeve të lindura për shkak të erës së fortë që vinte prej saj. Ata pastaj kryen një kërkim të hollësishëm dhe gjetën drogën të fshehur nën makinë dhe vendet e pasagjerëve.(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re