Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media, ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për sjelljen e refugjatëve, të kapur në Mesdhe nga autoritetet italiane, në Lezhë.

Meta e cilësoi aventurë të radhës të kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se është marrëveshje porblematike, që cenon të drejtat e njeriut dhe sigurinë. Gjithashtu tha se është antikushtetuese.

“Lidhur me çështjen që ju ngritët për marrëveshjen mes dy kryeministrave, besoj që është tërësisht një marrëveshje problematike që tregon dhe njëherë që Rama përdor pozitën e kryeministrit, për të ofruar shërbime të karakterit personal në kërkim të favoreve personale, për arsye se është një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutës dhe përçmon të gjithë rrugën ligjore që duhej ndjekur. Së dyti, është e qartë se krijon probleme të mëdha për respektimin e të drejtave të njeriut. Probleme serioze për sigurinë, dhe ka sjellë një shqetësim në Itali dhe BE. Është një aventurë e Ramës dhe jo ndihmë për Italinë. Tregon që politika e jashtme është në dorën e një njeriu që e zhbërë Kushtetutën, Parlamentin dhe shpresoj që opozita të bëjë të gjithë përpjekjet e saj për t’i qëndruar parimeve që kanë të bëjnë me demokracinë dhe të drejtave të njeriut”, tha kreu i PL.

Meta ka komentuar dhe projektbuxhetin e vitit 2024, ku tha se është antisocial, ndërsa shton se qeveria me koncesionet janë treguar bujare.

Për Paketën Fiskale, ai tha se do të ketë vetëm efekt negativ.

“Ka përpjekje për të spostuar debatin nga ky projektbuxhet që ka nevojë për ndryshime thelbësore. Paketa fiskale 2024 synon të gjen eroje të ardhura shtesë duke rritur barrën fiskale për biznesin. Do të ketë vetëm efekte negative. Me buxhetin qeveria tregohen antisociale, nuk ka rritje për familjet n me ndihëm ekonomike dhe pagesat e papunësisë. Nuk parashikuar asnjë fond për familjet e varfra që janë prekur nga rritja e çmimet. Ndërkohë për koncesionet dhe PPP rriten në mënyrën më bujare me 9% më shumë. Qëllimi është përfitimi dhe korrupsioni te PPP, që disa prej tyre”, tha Meta.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re