Një i ri kosovar pedaloi rreth gjashtë mijë kilometra nga Kosova për të arritur në tokat e shenjta, Mekë e Medine, raporton TRT Balkan.
Ai është Albin Rushiti, 26-vjeç, i cili u nis nga Kosova me biçikletë për të shkuar në tokat e shenjta të besimit islam, si musliman që është. Qëllimin e tij shpirtëror mbi dy rrota e arriti duke pedaluar afërsisht gjashrë mijë kilometra në 70 ditë.
Ideja i shkrepi ndërsa po lutej gjatë një namazi të mbrëmjes.
Kështu që nga Gjermania ku jeton mbërriti në Kosovë prej nga ku nis udhëtimin e tij aventoresko-besimor. Ai mbërriti fillimisht në Medinë më 9 qershor, aty ku ndodhet Xhamia e Profetit. Tashmë pritet të mbërrijë në Mekë, por Haxhin nuk e mbërriti dot, ndaj do të kryejë Umra-n.
Albini i cili deklaroi se u nis me qëllimin për të arritur në tokat e shenjta pasi mori një përgjigje negative nga aplikimi për vizë haxhi, ndaj tha: “Shpresoj se do t’ia dal vitin tjetër”.
“Jam 26-vjeç. Mendova për udhëtimin tim në ditën e parë të Ramazanit. E planifikova këtë udhëtim gjatë gjithë Ramazanit dhe mendova se si do të arrija në Mekë, sepse nuk kam qenë kurrë më parë aty”, citohet nga TRT Balkan.