Të shumtë janë njerëzit që zgjedhin aventura të “çmendura” për të plotësuar kënaqësitë e tyre.

I tillë është edhe rasti i një francezi që ka vendosur të bëjë një tur nëpër botë, me traktor.

Mare Jardin i habiti të gjithë kur ndaloi të enjten në Turqi me
mjetin e tij të udhëtimit dhe u tha vendasve se ishte nisur nga Franca
dhe po shkonte drejt Indisë.

Jardin arriti në rrethin e Malkara në Tekirdag me traktorin e tij dhe një rimorkio.

Udhëtari tha për gazetarët se nisi një tur nga Franca dhe kishte për
qëllim të udhëtonte në gjithë botën. Në rimorkio mban gjithçka që i
duhet gjatë udhëtimit





Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re