Një tërmet i fuqishëm prej 6.1 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Afganistanin dhe Pakistanin ndërsa është ndjerë në kryeqytetet e të dyja shteteve, njoftoi Instituti Gjeologjik Amerikan (USGS), transmeton AA.

Tërmeti është regjistruar në verilindje të Afganistanit, në afërsi të kufirit me Pakistanin në thellësi prej 191.2 kilometra.

Lëkundja është ndjerë në kryeqendrën afgane Kabul dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, por edhe në pjesë të tjera të këtyre vendeve.

Tani për tani nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re