Skip to content

Avionë turq “ngacmojnë” Tciprasin? Ankaraja: fluturime rutinore

645x344 turkish jets did not harass greek pms helicopter security sources say 1553525049844

Turqia dje Greqia kanë shënuar një tjetër fërkim mes tyre, më tepër deklarativ, pasi mediat e Athinës pretenduan se avionë turq kanë “ngacmuar” një helicopter ku ndodhej kryeministri Tcipras.

Ky i fundit vizitoi ishullin Agathonisi (ose Adası në turqisht), pak kilometra nga bregdeti mesdhetar i Turqisë, ku morri pjesë në festimet që shënuan përvjetorin e kryengritjes së vitit 1821, pra shkëputjes nga Perandoria Osmane. Por autoritetet turke thanë se avionët e tyre po kryenin misione rutinë rreth zonës.

“Avionët turq nuk janë përfshirë në asnjë provokim, por kanë kryer detyrat e zakonshme”, u tha në një deklaratë.