Të paktën 10 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në një furrë buke në kampin e refugjatëve Al-Megazi, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës së bllokuar.

Shefi i Zyrës për media të qeverisë në Gaza, Selame Maruf në deklaratën e tij me shkrim deklaroi se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan Megazin, e cila është e vetmja furrë e bukës e cila furnizohet me mielli nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Duke thënë se nga sulmi janë vrarë 10 persona dhe ka të plagosur, Maruf tha se në vendin e furrës është hapur një vrimë e madhe, e cila është shkatërruar plotësisht nga sulmi ajror, si dhe janë shkatërruar shumë shtëpi përreth qendrës së kampit.

Zyrtari palestinez theksoi se furra e bukës Megazi u siguron bukë dhjetëra mijëra njerëzve të zhvendosur me forcë si dhe atyre në kampin e refugjatëve.

Ai tha se kjo “siguron prova të reja se pretendimet e Izraelit në lidhje me natyrën e sulmeve në Gaza janë të rreme” dhe se kanë qenë dëshmitarë edhe të dhjetëra dëshmive të tjera të këtyre krimeve në të cilat kanë qenë në shënjestër qytetarët përballë furrave, tregjeve, spitaleve apo kishave.

Në deklaratën e tij më 19 tetor, Zyra për media e qeverisë në Gaza tha se Izraeli qëllimisht goditi furrat e bukës dhe rrethinat e tyre “ku kishte radhë për të marrë bukë”. Më tej thuhet se 5 furra buke me rrethinat e tyre, me njerëz në radhë për bukë, janë shënjestruar nga Izraeli në sulmet ajrore që nga 7 tetorit dhe se dhjetëra njerëz kanë humbur jetën dhe qindra janë plagosur nga bombardimet.
Burimi; AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re