Sulmet intensive të ushtrisë izraelite kundër Rripit të Gazës vazhduan edhe në ditën e 21-të.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, mësohet se ka të vdekur dhe të plagosur si pasojë e sulmit ajror të ndërmarrë ndaj xhamisë Al-Abyad në kampin e refugjatëve Al-Shati, në perëndim të Rripit të Gazës.

Xhamia Al-Abyad u shemb pasi u vendos në objektiv me disa raketa.

Gjithashtu avionët luftarakë izraelitë vendosën në shënjestër shtëpitë e civilëve në Khan Younis, kampin e refugjatëve Al-Shati dhe rajone të ndryshme të qytetit.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re