Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme në disa pika në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, nuk janë dhënë ende informacione nëse ka pasur humbje jete ose të plagosur në sulmet që janë kryer në pjesën veriore dhe qendrore të Gazës nën bllokadë.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Avichay Adraee, në një deklaratë me shkrim nga llogaria e medias sociale, njoftoi se avionët luftarakë dhe helikopterët kanë kryer sulme ndaj një pike që prodhonte raketa dhe ndaj një pozicioni ushtarak që i përket Hamasit.

Adraee shtoi se sulmi është kundërpërgjigje ndaj raketës së lëshuar mbrëmë nga Gaza drejt Izraelit.

Ushtria izraelite njoftoi se një raketë e lëshuar mbrëmë nga Gaza kishte rënë në një zonë të hapur në Izrael.

Asnjë grup në Gaza nuk ka marrë përsipër autorësinë e veprimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re