Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka kërcënuar sërish për shkëputje në rast se Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt vendos një ligj mbi pronën shtetëror.

Sipas Klix.ba, Dodik theksoi se Republikën do ta mbashtesin qytetarët dhe se nuk është aspak e nevojshme ulja në tryezën e OKB.

“RS ka një shkallë të lartë pavarësie. Duke folur hipotetikisht, RS nuk duhet të ketë një ulëse në OKB, ka të tjerë që e kanë”, shtoi ai.

Dodik gjithashtu ka ashpërsuar gjuhën edhe ndaj ambasadorit amerikan dyuke theksuar se nuk duhet të përfshihet në mënyrë absolute në çështjet e brendshme.

“Është ndërhyrje e ambasadorit amerikan. Çfarë lidhje ka ai, kush dreqin është? E kemi parë historinë e hetimeve”, tha Dodik.

Dy avionë luftarakë F-16, “Fighting Falcons” të Forcave Ajrore të SHBA kryen një stërvitje dypalëshe ajrore me ekipet JTAC nga Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane (SOF) dhe Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës (OSBiH) në zonën e Tuzlës dhe Bërçkos dje pasdite. Kjo stërvitje erdhi pas deklaratave të përsëritura nga Dodik se do ta shpallë shkëputjen e entitetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re