Pas një sërë incidentesh mes anijeve luftarake në ishujt Egje, tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë përshkallëzuar edhe më tej ditën e sotme.

Kësaj radhë përplasja ka ndodhur në ajër dhe situata ka shkuar deri në kërcënime të hapura mes dy palëve

Mediat greke raportojnë së avionët luftarakë turq kanë ndjekur në ajër helikopterin me të cilin lëvizte ministri grek, Panagiotis Kouroumblis.

Raportohet se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe si Greqia ashtu dhe Turqia kanë ngritur në ajër avionët luftarakë.

Sipas televizionit grek “Alpha”, helikopteri i ministrit po fluturonte nga ishulli Megisti për në Strongyli.

Papritur ata kanë marrë një thirrje nga një avion turk.

Ai i ka kërkuar të largoheshin urgjentisht:

Largohuni menjëherë! Ju po fluturoni në hapësirën ajrore turke”.
Por ministri i ka injoruar thirrjet e turqve dhe helikopteri grek u ul normalisht në Strongyli.

Pothuajse në të njëjtën kohë, turqit dërguan avionë luftarakë “F-16″në Egjeun juglindor.

Incidenti ka alarmuar edhe grekët, të cilët menjëherë ngritën avionët luftarakë nga ishulli i Kretës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re