Dikur një mjek shumë i njohur, i quajtur Dr. Stephen, ishte rrugës për në konferencën mjekësore, ku do t’i jepej një çmim për kërkimin e tij mjekësor, që kishte bërë së fundmi.

Dr. Stephen ishte shumë i emocionuar, që pas shumë konferencash kjo ishte për të marrë vlerësimet dhe donte të arrinte në konferencë sa më shpejt të ishte e mundur.

Megjithatë, një orë pasi avioni u ngrit, piloti bëri një njoftim se kishte një problem me aeroplanin dhe ata do të bënin një ulje emergjente në aeroportin më të afërt. Dr. Stephen u frikësua se për shkak të kësaj ai nuk do të ishte në gjendje të arrinte konferencën në kohë.

Ai shkoi tek zyra e ndihmës së pasagjerit dhe pyeti për fluturimin e menjëhershëm të ardhshëm në destinacionin e tij. Gruaja në anën tjetër të zyrës i tha se nuk kishte fluturim për dhjetë orë, por i sugjeroi që të mund të merrte me qira një makinë dhe të zbriste në qytet pasi ishte vetëm tre orë larg.

Pas aq shumë konferencash që Dr. Stephen kishte ndjekur e marrë pjesë kjo që ishte më e rëndësishmja për të, po bëhej gjithnjë e më e vështirë për t’u arritur.

Duke mos pasur zgjidhje tjetër, ai pranoi idenë dhe mori me qira një makinë dhe filloi udhëtimin e tij. Megjithatë, ndërsa ai u largua me makinë, moti ndryshoi papritur dhe filloi një stuhi e fortë. Shiu i dendur e bëri vërtet të vështirë për të shikimin dhe ai humbi një kthesë, që duhej ta merrte.

Pas dy orësh vozitje, ai e dinte se kishte humbur. Vozitja në shi të dendur dhe rrugë të humbur, e bëri doktorin të ndihej i lodhur dhe i uritur.

I dërrmuar, ai filloi të kërkonte ndonjë shenjë qytetërimi. Pas ca kohësh, ai hasi në një shtëpi të vjetër.

I dëshpëruar, ai doli nga makina, pa telefonin e tij me baterinë e fikur, dhe trokiti në derë. Një grua e moshuar hapi derën. Doktori ia shpjegoi situatën e tij dhe e pyeti nëse mund të përdorte telefonin e saj për të bërë një telefonatë.

Gruaja i tha se për shkak të motit prej disa ditësh nuk kishte rrymë për të ngarkuar telefonin, por e ftoi brenda në shtëpi për ushqim dhe çaj të ngrohtë. I uritur dhe i rraskapitur, doktori pranoi ofertën e saj dashamirëse dhe hyri brenda.

Gruaja i dha pak ushqim dhe çaj të nxehtë dhe më pas u justifikua për të përfunduar lutjen e saj.

I ulur në tavolinë duke pirë çajin e tij, mjeku shikonte gruan në dritën e zbehtë të qirinjve teksa ajo lutej pranë asaj që dukej të ishte një krevat fëmijësh i vogël.

Sa herë që mbaronte një lutje, ajo fillonte një tjetër. Doktori e pa këtë dhe mendoi se ajo mund të kishte nevojë për ndihmë. Së shpejti, doktori shfrytëzoi rastin për të folur me të sapo ajo mbaroi lutjen e saj.

Ai e pyeti nëse kishte diçka me të cilën mund ta ndihmonte. Gruaja buzëqeshi dhe tha: Perëndia u është përgjigjur të gjitha lutjeve të saj përveç njërës. Ajo tha se nuk e dinte pse Perëndia nuk i ishte përgjigjur ende kësaj lutjeje specifike, por ndoshta ishte për shkak të besimit të saj të dobët.

Doktori e pyeti: “Nëse nuk e ke problem të thuash për çfarë lutesh?”

Gruaja u përgjigj: “Ky fëmijë në krevat është nipi im. Ai ka një lloj kanceri shumë të rrallë dhe të gjithë mjekët që e kanë parë, nuk ishin në gjendje ta trajtonin. Më kishin thënë se jetën e tij e ka në dorën vetëm një mjek që është i specializuar për këtë lloj kanceri, por nuk kam asnjë mënyrë që unë të lidhem me këtë mjek pasi ai punon në një spital të largët dhe sa herë kam provuar të kontaktoj më thuhet se ai ndodhet në konferencë.”

Ajo i tha atij se për shkak se nuk mund të kontaktojë me mjekun, ajo ka kaluar ditët dhe natën duke iu lutur Perëndisë që ta ndihmojë të gjejë një mënyrë për të folur me Dr. Stephen – i vetmi doktor që mund të trajtojë nipin e saj.

Me të dëgjuar fjalët e saj, lotët filluan të rrjedhin në faqet e doktorit dhe ai tha: Zoti është i madh, pati një mosfunksionim në aeroplan, shpërtheu një stuhi dhe unë humba rrugën time dhe e gjithë kjo ndodhi sepse Perëndia nuk iu përgjigj lutjes tuaj vetëm duke ju ndihmuar të gjeni një mënyrë për të arritur te Dr. Stephen, por Ai e solli Dr. Stephen në shtëpinë tuaj. Unë jam Dr. Stephen. Lotët i rridhnin nëpër faqe pa ndalim.

Mësimi:

Fuqia e lutjes është e jashtëzakonshme. Lutja është e mirë për mirëqënien e çdokujt, madje edhe të atyre që janë skeptik ndaj religjionit, lutja e përditshme do të sjellë përmirësim në mirëqënien tuaj të përgjithshme.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re