Niko Peleshi: Unë sot kam zhvilluar takim me ministrin e menaxhimit të krizave në Greqi. Kemi folur për një bashkëpunim të qëndrueshëm në raste emergjencash, Greqia është një vend mik që na është përgjigjut. Ka qenë vazhdimisht e gatshme edhe në të kaluarën për të na mbështetur. Edhe Greqia përmes këtij mekanizmi ka kontraktuar avionë kryesisht. Ne nuk jemi anëtarë me të drejta të plota të mekanizmit. Nëse do jemi anëtarë me të drejta të plota mund të kemi një lloj prioriteti.

Nuk jemi aspak në dorë të zotit. Jemi në dorë të mekanizmit europian. Flota jonë ka më shumë se 20 helikopterë. Iu referuat katër helikopterëve nga të cilët tre janë në remont. Gjatë sezonit do kemi një helikopter Cougar. Tre janë me kontrata mirëmbajtje. Po ju them nëse doni ta vërtetoni apo jo. Gjithmonë të gjithë vendet do i referohen këtij mekanizmi. Ne mund të marrim shërbim.

Duam të bëhemi edhe anëtar me të drejta të plota në këtë mekanizëm për të marrë më shumë shërbime nga ata. Nëse doni ta dini nga ana ime kush është më i efektshëm në shuarjen e zjarreve unë them 70% është forca tokësore. 30% është ajror. Ju qetësoheni kur shikoni një helikopter në ajër. Edhe në Sazan zjarrin e ka shuar forca tokësore. Na ka ndihmuar avioni pa dyshim. Canaderi është tjetër lojë. 70% të punës e ka bërë forca tokësore

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re