Linja ajrore “WizzAir” solli në aeroportin “Nënë Tereza” avionin e saj të gjashtë, që do të ofrojë fluturime direkt drejt Liverpulit, Madridit, Billundit dhe Oslo Torp.

 

Presidenti i “Kastrati Group”, Shefqet Kastrati tha se mundësimi i fluturimeve në katër destinacione të reja do të thotë besim, siguri dhe shërbim i mirëofruar nga aeroporti. Ai nënvizoi se aeroporti i Rinasit u ofron qytetarëve fluturime me çmime të lira.

 

“”WizzAir” është një partner strategjik i joni dhe gjej rastin ta falënderoj për besimin dhe angazhimin në Shqipëri, duke iu ofruar qytetarëve çmime më të lira në 29 destinacione aktualisht, deri në fund të vitit do shkojë 34. Ulëm tarifat, futëm konkurrencën edhe pavarësisht se të gjitha aeroportet ishin në krizë prej Covid-it, stafi jonë dhe gjej rastin ta falënderoj, punoi 6 muaj, dhe kthyem e rikthyem të gjitha linjat me tarifat më të ulëta në rajon. Me këtë fluks që kemi ne, aeroporti ndihmon ekonominë, biznesin, turizmin, i ndihmon të gjitha. Për muajin korrik ne kemi pasur fluksin më të madh në Europë”.

 

Kurse Robert Carey, President i “Wizz Air Group” shtoi se tarifat drejt katër destinacioneve të reja do të jenë të ulëta, çka do të bëjë udhëtimet e qytetarëve më të përballueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re