Kanadaja, Britania, Suedia dhe Ukraina kanë thënë se po heqin dorë nga përpjekjet në bisedimet me Teheranin për dëmshpërblimet për një aeroplan pasagjerësh që u rrëzua në Irani dhe se do të përpiqen ta zgjidhin çështjen në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Shumica e 176 personave të vrarë kur Irani rrëzoi një aeroplan ukrainas në janar 2020 ishin shtetas të katër vendeve, të cilat kanë krijuar një grup koordinues që kërkon të vendosë përgjegjësinë e Teheranit.

“Megjithë përpjekjet tona më të mira gjatë dy viteve të fundit dhe përpjekjet e përsëritura për ta zgjidhur këtë çështje përmes negociatave, grupi koordinues ka përcaktuar se përpjekjet e reja për të negociuar me Iranin janë të pafrytshme”, tha grupi në një deklaratë të cituar nga Reuters.

“Grupi koordinues tani do të fokusohet në veprimet pasuese për një zgjidhje vendimtare të kësaj çështjeje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, vazhdoi deklarata, por nuk u dhanë detaje.

Radar i keqdrejtuar

Teherani pretendon se Garda Revolucionare rrëzoi aksidentalisht një Boeing 737 dhe fajësoi radarin e keqdrejtuar të operatorit të mbrojtjes ajrore në një kohë kur tensionet ishin të larta midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara,.

Një gjykatë në Ontario, Kanada, akordoi 107 milionë dollarë kanadezë (83.8 milionë dollarë amerikanë) këtë javë, plus interesa, për familjet e gjashtë personave që vdiqën.

Në qershor, Kanadaja tha se nuk gjeti prova se avioni ishte rrëzuar me paramendim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re