Ndihmat humanitare kryesisht furnizime mjekësore që Türkiye i dërgon për në Gaza janë nisur me një avion të Forcave Ajrore Turke drejt Egjiptit, njofton Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare.

Ministria bëri të ditur se planifikohen katër fluturime për të dërguar ndihma në rajon, ndërsa avioni i parë i përgatitur është nisur drejt Egjiptit nga kryeqyteti Ankara.

Më tutje ministria njoftoi se vazhdojnë përgatitjet për avionët tjerë me ndihma.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re