Një avion luftarak rus ka bombarduar duke lënë jashtë funksionit një prej stacioneve kryesore që siguron ujë për pjesën perëndimore të qytetit Idlib të Sirisë.

Observatori i opozitarëve për vëzhgimin e avionëve njoftoi se avioni luftarak Su-34 i Rusisë ka bombarduar stacionin e shpërndarjes dhe pompimit të ujit Arshani në afërsi të qendrës së qytetit Idlib.

Si pasojë e sulmit stacioni i ujit ka dalë jashtë përdorimit.

Sipas informacioneve nga Mbrojtja Civile (Beretat e Bardha) në Idlib, mësohet se në sulm është plagosur një civil.

Situata në Idlib

Turqia, Rusia dhe Irani, në takimin e zhvilluar në vitin 2017 në Astana vendosën formimin e 4 “zonave të deeskalimit” në territorin që nuk ndodhej nën kontrollin e regjimit të Asadit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane dhe Rusia vazhduan sulmet dhe morën nën kontroll 3 zonat e tjera të mbetura nga 4 rajonet dhe u drejtuan drejt Idlibit. Edhe pse Turqia dhe Rusia më 17 shtator 2018 në Soçi arritën marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin, sulmet u intensifikuan sërish në maj 2019. Armëpushimi respektohet në masë të madhe pas marrëveshjes së re që Turqia siguroi me Rusinë më 5 mars 2020.

Në periudhën 2017-2020, rreth 2 milionë civilë për t’u larguar nga sulmet u detyruan të migrojnë në zonat pranë kufirit me Turqinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re