Ky është momenti kur një avion pasagjerësh është përfshirë ngaflakët menjëherë pasi u ul në aeroportin Sharm El Sheikh në Egjipt.

Avioni Boeing 737-800 i operuar nga SkyUp nga Ukraina u ul pa asnjë inci dent.

Sipas medieve, në avion rrodhi një lëng hidraulik që pikoi mbi frenat e nxehta të mjetit fluturues duke shkaktuar zjarrin. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje duke shuar flakët dhe duke larguar pa marrë lën dime pasagjerët dhe ekuipazhin.

Sipas Flight Global, në momentin që mori flakë në avion ishin 189 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas ministrisë, zjarri do të ishte përhapur në pjesët e tjera të avionit nëse personeli nuk do të vepronte profesionalisht.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re