Një avion civil rus përfundoi në një fushë
me misra pasi u fut në një tufë zogjsh pak kilometra në periferi të Moskës.

Agjencia Shtetërore e Lajmeve, TASS,
raporton se avioni i “Ural Airlines” Airubus A321, me 226 pasagjerë në bord dhe
7 pjesëtarë të ekuipazhit ishte nisur nga aeroporti “Zhukovsky i Moskës për në
Simferopol, një qytet në gadishullin e Krimesë. Pak minuta pas ngritjes në ajër,
avioni u gjend përpara një tufe pulëbardhash, disa prej të cilave përfunduan në
motorët e tij, duke bërë që të kryejë zbritje të detyruar. Fatmirësisht nuk
raportohet për asnjë viktimë, por 23 persona, mes tyre edhe 5 fëmijë, janë
shtruar në spital për mjekime.

Në maj, të paktën 41 vetë brenda një avioni rus Aeroflot SU1492
humben jetën pasi ai u rrëzua në një aeroport duke marrë flakë. Ndërsa
në qershor, dy pasagjerë humbën jetën pasi një tjetër avion mori flakë
ndërsa po udhëtonte për në Siberi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re