Avioni i rënë në datën 4 tetor, i paregjistruar dhe i dyshuar se është montuar brenda territorit të vendit duket se ka ngritur një sërë pikëpyetjesh. Montimi i avionëve të vegjël në vendin tonë dhe më pas regjistrimi i tyre ka ekzituar edhe me herët.

Disa vjet më parë në Autoritetin e Aviacionit Civil është depozituar kërkesa për lincesim i dy avionëve të vegjël, të njëjtë me atë që u rrëzua në Vermosh. Këto dy avionë i përkasin shtetasit Besnik Likollari. Fax  News ka siguruar dokumentin ku është bërë kërkesa për regjistrim. Gjithashtu i njëjti individ ka bërë kërkesë për regjistrim edhe për një avion të tretë, një vit më parë, por që është refuzuar nga AAC për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Sipas procedurës për regjistrim avioni, Autoriteti i Aviacionit ka zbatuar ligjin, por pyetja është, a ka njoftuar policinë e shtetit për prezencën e një mjeti fluturues në territorin e vendit, dhe që nuk është i regjistruar?

A ka bërë Autoriteti i Aviacionit civil  kërkesë për sekuestrim mjeti, pikërisht të avionit që nuk i dha lejen, për shkak të dokumentacionit? Fax News ka dërguar një kërkesë ndaj Autoriteti të Aviacionit Civil pikërisht për të dhëna që duhet të ketë ky institucion për avionin që u rrëzua në Vermosh. Deri më tani nuk ka ardhur asnjë përgjigje. Por pyetja që kemi është: A ka bërë hetime mbi faktin që avioni që u rrëzua a është i njëjti që kërkoi të licencohej?

Nga ana tjetër, fakti që në Shqipëri mund të montohen dhe çmontohen avionë duket shumë e realizueshme. Në një koment në facebook, Besnik Likollari, që është edhe posedues i dy avionëve të vegjël të regjistruar në AAC, është shprehur për një ngjarje:

Për një emision për shtetin, me leje nga shteti, nisem nga Aeroporti i Kukësit për në Vlorë, e mbas një udhëtimi të bukur Kukës- Milot – Kep Rodoni – Vlorë, ulemi normalisht në një fushë me bar ku vazhdojmë punën. Pas 10 min mbërrin policia e shtetit, e cila nuk e kishte parë lejen dhe na sekuestron avioni dhe e vesh skene krimi. pasi i japim policisë nr protokolli të lejes, e gjejnë gjë, na kthejnë avionin.

Pasi ikën policia disa civilë na sekuestrojnë avionin madje dhe Range Roverin, pasi paskeshim parkuar, avion plus makine në zonë ushtarake. Edhe pse zona ushtarake nuk kishte asnjë shkronjë lajmëruese, asnjë tel me gjemba, veçse bar të thatë, ne e pranuam që këtu ishte zonë ushtarake. Pastaj edhe këta na zhbllokuan pasi kishim përsëri leje dhe dokumente. Pasi kishte rënë muzgu nuk mund të fluturonim në kthim në aeroport Kukës e kështu zbërthyem avionin, hoqëm benzinën dhe e dërguam në magazinë Tiranë.

Edhe pas kaq ditësh, kur kërkimet vijojnë për të kapur pilotin dhe pasagjerin, lind nevoja për një heim gjithëpërfshirës. Si hyri avioni i paregjistruar në Shqipëri? Nëse ka hyrë pjesë pjesë, si është doganuar? Pse nuk u kap nga radarët? Pse nuk u aktivizua divizioni i kërkim shpëtimit? A është ende në territor avioni që nuk u licencua dhe a është i njëjti avion me atë që u rrezua?

Autoriteti i Aviacionit civil ka detyrimin ligjor të jetë transparent./Mirilda Tili Fax News

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re