Skip to content

Avioni u rrëzua nga mbipesha, piloti dhe pasagjeri u larguan me makinë pa targa/ Detaje të reja nga ngjarja e mistershme në Kelmend, gjurmët e gishtërinjve…

avion

Kur kanë kaluar 3 ditë nga rrëzimi i avionit në Kelmend, autoritetet nuk kanë asnjë emër konkret përsa i përket pilotit dhe pasagjerit që ishin në bordin e tij, ku pas rrëzimit  humbën çdo gjurmë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Edhe pse në avion nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, apo lëndë narkotike, hetimet janë përqëndruar pikërisht për tek kjo pistë. Pasi në momentin e largimit 2 personat që ishin pjesë e bordit të avionit të vogël, kanë larguar nga aty me shpejtësi dhe kanë futur në  makinën me të cilën janë larguar, disa sende, të paindentifikuara.

300x100 1

Sipas burimeve nga grupi hetimor, shkaku kryesor i rrëzimit të avionit në zonën e Kelmendit dyshohet se ka qenë mbipesha. Ndërsa hetuesit kanë marrë në pyetje dëshmitaret okularë, ku kanë deklaruar përpara tyre se nuk kanë parë me çfarë ka qenë i mbushur avioni pasi piloti dhe pasagjeri nuk i kanë lejuar të ofrohen, duke i kërcënuar që të mos afroheshin.

Vonesa e policisë për të shkuar në vendin e ngjarjes ka ndihmuar edhe pjestarët e bordit që të largoheshin nga aty duke mos lënë pas asnjë gjurmë. Ndërkohë dyshohet se duke përfituar edhe nga afërsia me kufirin e Malit të Zi,  dyshohet se ato janë larguar drejt shtetit fqinj ilegalisht.

Për këtë shkak autoritetet kanë dërguar në Mal të Zi, shenjat e gishtërinjve të pilotit dhe pasagjerit me qëllim identifikimin e tyre. Ndërkohë, referuar edhe dëshmive të banorëve automjeti që ka larguar pjestarët e bordit janë larguar nga një automjet pa targa.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb