Avokati Arbër Hoxha ka dhënë më shumë detaje nga ana ligjore, me atë se çfarë mund të ndodhë në rast se ish kryeministri Sali Berisha do të refuzojë nesër të paraqitet në gjykatë për të dëshmuar.

 

Hoxha tha se Berisha, për shkak se është deputet dhe ka imunitet, nuk mund të shoqërohet forcërisht, teksa thekson se ekziston mundësia që prokurorët e çështjes mund t’i drejtohen Kuvendit për ashpërsim të masës së sigurisë.

 

Nëse zoti Berisha nuk do të shkojë, nëse do zbatojmë Kushtetutën, duke qenë se ai është deputet nuk mund të merret forcërisht nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Në këtë rast, duke qenë se gjykata  nuk do ta sigurojë dot masën e sigurimit, do thotë që prokurorët e çështjes mund t’i drejtohen Kuvendit për t’iu rënduar masa e sigurisë nga “detyrim paraqitje” nuk do të ishte e çuditshme nëse do t’i bëhej arrest shtëpie. Pra nëse Berisha nuk zgjedh që vullnetarisht të shkojë në gjykatë, nëse nuk shkon prokurorët e çështjes do të mund apo jo të kërkojnë autorizimin e Kuvendit për t’i caktuar një masë sigurimi të ndryshme, kjo ngelet për tu parë. Por ligjërisht, policia nuk mund ta shoqërojë me forcë, sepse vetëm atëherë do t’i hiqej liria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re