Avokati Spartak Ngjela është shprehur se në Shqipëri nuk po zhvillohet fushatë elektorale e mirëfilltë pasi nuk ka ide.

spartak-ngjela-1-767x450

Komentet Ngjela i bëri në një lidhje skype në News24, ku foli për çeljen e fushatës elektorale dhe zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Ai shtoi se Partia Socialiste po ironizon kundërshtarët politikë dhe sillet e ftohtë ndaj tyre, pasi sipas tij, maxhoranca e sheh veten fituese.

“Fushata elektorale është qetësuar, pasi është eliminuar retorika goditëse ndaj kundërshtarit. Ka nxjerrë një foto që nuk është e moralit politik moral perëndimor. Nuk lejohet një gjë e tillë në Perëndim. Nuk ka konflikte retorike mes palëve ende. S’ka fushatë elektorale, siç ishte në periudhën e komunizmit. Fushatë ka kur nuk e ke të bindur fitoren.

E djathta ka marrë vetëm Shkodrën, nëse e humbet dhe atë është për faqe të zezë. Nuk besoj se do ketë aksese në qytete të tjera, pasi i përçau Berisha për interesin  vetë. Ishte politikë provinciale, sepse donte të merrte partinë. Ata thanë që nëse Berisha merr PD, do shpallet non-grata në SHBA.

PS nuk po bëjnë fushatë, edhe në media që dalin, janë të ftohtë ndaj kundërshtarit. Edhe fotoja është me konotacion talljeje për kundërshtarin. S’ka ide e për rrjedhojë s’ka fushatë”, tha Ngjela.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re