Deputeti Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat tha se avokatët ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj gjatë seancës me dyer të mbyllura për heqjen e imunitetit, bënë politikë dhe kërkuan mëshirë për atë që ka abuzuar me detyrën.

I pyetur për emrat në dosjen e SPAK përveç Ahmetaj, Bardhi citoi “përmendet ish ministrja Ermonela Felaj, dy ish kryetarë Fadil Nasufi dhe Baftjar Zefo, Engjëll Agacci, gjithë kjo organizatë. Pyetja jonë ka qenë pse po vonohet hetimi për këtë organizatë kriminale”.

“Për heqjen e mandatin të Ahmetaj, ne u ndamë në lidhje me kohën  që duhet miratuar kërkesa. Opozita depozitoi raportin e saj me shkrim, ndërsa mazhoranca nuk e bëri të njëjtën gjë. Ne kërkuam të diskutohej si pikë e parë nesër, dua të konfirmoj që në emër të grupit që nesër në mëngjes do kërkojmë një ndryshim për rendin, që prokurorisë ti hapet rruga për hetimin, çdo vonesë ndihmon personin në hetim. Disa nga emra janë të kallëzuar nga ne, përmendet ish ministrja Ermonela Felaj, dy ish kryetarë Fadil Nasufi dhe Baftjar Zefo, Engjëll Agaçi, gjithë kjo organizatë. Pyetja jonë ka qenë pse po vonohet hetimi për këtë organizatë kriminale.

Ahmetaj ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, avokatët erdhën dhe bënë politikë, kërkuan mëshirë ndaj klientit të tyre. Përgjigja jonë ishte se mëshirë për ata që abuzojnë me detyrën, që shpërdorojnë besimin e qytetarëve dhe nga të pastrehë bëhen me dy a tre vila nga afera korruptive nuk ka për të pasur nga ne”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re