Skip to content

Avokatët betejë në Kushtetuese; Maks Haxhia: Harta e Re Gjyqësore, vendim i gabuar

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për të miratuar hartën e re gjyqësore, kreu i dhomës kombëtare të avokatisë, Maksim Haxhia beri te ditur se hapi final do të jetë beteja ne gjykaten kushtetuese.

 

MAKSIM HAXHIA

KREU I DHOMES KOMBETARE TE AVOKATISE

Pavarësisht nga vendmimmarja që iu takon juve, hapi ynë final do të jetë Gjykata Kushtetuese. Është ngritur një grup për përgatitjen e materialit, përcaktuar konform ligjit për GjK. Do të thërrasë ekspertët më të mirë që ka vendi ynë. DHASH, si anëtare e Shoqatave Europiane, do të vërë në dijeni këtë institucion të rëndësishëm brenda BE dhe PE, duke i bërë të qartë antikushtetueshmërinë e këtij akti dhe vendimi të KLGJ.

 

Haxhia theksoi se vendimi për të miratuar hartën e re gjyqësore ishte më i gabuari.

 

MAKSIM HAXHIA

KREU I DHOMES KOMBETARE TE AVOKATISE

Edhe pse ne ishim të bindur për këtë, shpresa vdes e fundit. Më 1 shkurt është afati për Apelin, që do pozicionohet në Tiranë, më 1 Maj Gjykatat e Shkallës së Parë dhe me 1 korrik ato të Shkallës së Parë Administrative. Ne qëndrojmë dhe insistojmë se kjo hartë është e gabuar dhe është vendimi më i gabuar i marrë nga KLGJ. Nëse kjo hartë do të aplikohet, është shumë e rëndë, ndërsa edhe aplikimi është pothuajse i pamundur.

 

Ndërkaq vendimi per vijimin ose jo te bojkotit të seancave gjyqësore pritet te merret ne perfundim te mbledhjes se dhomes kombetare te avokatise.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë