Harta e re gjyqësore, ka sjell përshkallëzim të reagimit të Dhomës Vendore të Avokatisë në Lezhë. Krahas bojkotit të të gjitha seancave gjyqësorë përfshire dhe masat e sigurisë, këtë të martë avokatët marshuan në shenjë proteste nga Gjykata e Lezhës drejt qendrës së qytetit.

 

Në këtë proteste ishin të ftuar dhe qytetaret, por pjesmarrja e tyre ishte mjaft e ulët, ndaj dhe avokatët kërkojnë sensibilizimin e shoqërisë për t’i thënë ‘jo’ hartës së re gjyqësore e cila penalizon qytetarët.

 

Në mbështetje të avokateve ishte dhe deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, e cila tha se harta e re gjyqësore shton kostot financiare dhe sjell mungesë drejtësie për qytetaret.

 

Protesta të ngjashme kundër hartës së re gjyqësore do të zhvillohen në dy ditet në vijim edhe në Kurbin dhe Krujë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re