Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021.

Shtyrja e gjyqit ndaj Paplekajt vjen pas vendimit të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar për tre ditë seancat pas dhunës së ushtruar ndaj kolegut të tyre, Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në intubim në një klinikë private në Athinë.

Seanca e radhës ndaj Arben Palekajt është planifikuar të zhvillohet më datën 21 Qershor në orën 09:30.

“Përshëndetje! Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju njoftojmë se:

Sot me date 05.06.2024, ora 09:30, ishte planifikuar seanca gjyqësore e cështjes penale ndaj te pandehurve Arbër Paplekaj, etj.

Mbi bazën e vendimit nr. 1, datë 04.06.2024 të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë për “Bojkotimin e të gjitha proçeseve gjyqësore civile, penale….”, seanca gjyqësore u shty në datë 21.06.2024, ora 09:30. Ju faleminderit!”, njoftoi gjykata.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re