Pas gati tri javesh bojkot avokatët e Korçes i janë rikthyer te gjitha seancave. Kryetari i Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena ka ritheksuar faktin se ky rikthim nuk është tërheqje, pasi tashmë do të nisë procesi i apelimit të vendimit të marrë nga këshilli i ministrave.

 

Lena shton më tej se ky bojkot tregoi një funksionim më të mirë të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe gjithë institucioneve të saj dhe situatën kaotike në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë në vendin tonë.

 

ARBEN LENA– Kryetar i Dhomës së Avokatisë Korçë

 

Ne nuk jemi terhequr. Do vazhdojme kundershtimin e hartes gjyqesore. Bojkoti ishte i vetmi moment, i vetmi veprim per momentin ne te cilin ndodheshim. Ne momentin që ka dalë VKM-ja, vazhdon rruga ligjore. Pas kaq ditesh bojkoti kemi fituar rritje te reputacionit te avokatise. Kemi fituar ndergjegjesimin e avokatise. Që nga 2500 avokat, vetëm 20 nuk janë bindur.

 

Nëse gjykata kushtetuese do bëjë një gjykim bazuar në rezolutat e Këshillit të Europës dhe të drejtën e aksesit në drejtësi të qytetarëve, duhet ta rrëzojë vendimin për hartën e re gjyqësore.

 

ARBEN LENA

Ne rast se gjykata Kushtetuese do te beje nje gjykim bazuar tek aksesi ne drejtesi i qytetareve, besoj se gjykata do e rrezoje kete akt. Ne rast te kundert gjykata do jetë e ndikuar nga ekzekutivi ne do i drejtohemi Strasburgut. Gjykatat në Shqiperi i binden me shume Maliqit sesa ligjit. Zhvillimi i seancave ishte shkelje e rende. Nuk besoj se ka gjyqtare që ta ketë bërë nga mendja e tij, por janë urdheruar. 40 ditë bojkot. 90 seanca në dite. 2000-2500 seanca të pazhvilluara.

 

Bojkoti i avokatëve nisi që në datën 14 qershor dhe përgjatë këtyre 40 ditëve vetëm në Korçë sipas Lenës, janë rreth 2000 deri në 2500 procese gjyqësore të pazhvilluara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re