Eshtë mbyllur me debate të ashpra mbledhja në  Këshillin e Mandateve pas kërkesës së avokatit të Saimir Tahirit për ta shtyrë mbledhjen deri të hënën.
Pd-ja ka qënë kundër kësaj kërkese , ndërsa deputetet socialiste janë shprehur pro kërkesës së avokatit Artan Hajdari.
 
 
Kryetari i Kuvendit , Gramoz Ruci ka ofruar një rrugë të mesme duke vendosur shtyrjen e mbledhjes nesër në orën 10:00.
 
Edhe kërkesa e Ruçit është kundërshtuar nga PD-ja, por mazhoranca ka vendosur që mbledhja të rinisë nesër në orën 10:00.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re