Dhoma e Avokatisë së Korçës është rreshtuar sërish kundër draftit të prezantuar nga KLGJ dhe Minsitria e Drejtësisë për hartën e re të sistemit gjyqësor.

 

Reduktimi i numrit të gjykatave, sipas juristëve, nuk do t’i shërbejë qytetarëve. Ata ngrejnë shqetësimin se gjithë sistemi i drejtësisë me ndarjen e re rrezikon të shkoje drejt kolapsit.

 

“ARBEN LENA

KRYETAR I DHOMES SE AVOKATISE KORÇE

Eshte e pamundur qe sistemi i drejtesise te funksionoje ne kete skeme dhe ne kete menyre organizimi gjykatash. Pavaresisht se cilat jane qellimet e ketij drafti qofte nga klgj apo minis 3 drejtesise. Eshte nje skeme qe shume shpejt do bjere nje kolaps. Pretendohet qe sherbimet te jene sa me afer qytetarit. Kjo drejtesi e vonuar tashme do jete me evidente dhe e prekshme gjithandej.”

 

Për ta bërë më të kuptueshme problemantikën, kreu i kësaj dhome avokatie solli si shembull gjykatën administrative të apelit ku për shkak të vakancave të krijuara numri i dosjeve për një gjyqtar ka shkuar mesatarisht në 3000.

 

“Dite pune efektive ne republiken e shqiperise jane 220. Ne rastin me te mire qe nje gjyqtar te lexoj nje dosje te arsyetoj vendimin te jap nje vendim te drejte. Per te lexuar nje dosje minimumi i duhet nje dite fhe ta arsyetoj e te jap vendim te drejte. Atehere brenda nje viti nje gjyqatar perfundon 220 dosje. 3000 dosje nje gjyqatari apeli i duhen 15 vjet qe ti perfundoj. ndaj aksesi ka rene se eshte jo efektiv dhe kjo skeme po e zhyt akoma me keq.”

 

Të ndodhur përballë kësaj situate avokatët i kërkojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë që të konsultohen sërish ose në të kudnërt do të bojkotojnë seancat gjyqësore.

 

Harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë në të gjithë vendin; një apel të përgjithshëm; 2 administrative të shkallës së parë dhe një gjykatë Apeli Administrativ.

 

Ndërkohë, vetëm në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë aktualisht janë rreth 1300 dosje civile dhe penale të cilat janë në shqyrtim. Në këtë gjykatë ndodhen vetëm 6 gjyqtarë nga 14 që duhet të jenë. Mjaft i madh është edhe numri i dosjeve në Gjykatën e Apelit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re