Dhomat e avokatisë në rrethe vijojnë të kundërshtojnë hartën e re gjyqësore. Sipas avokatëve, shkrirja e gjykatave të apelit do të sjellë pasoja të mëdha në radhët e qytetarëve pasi kostot për ta do të rriten.

 

DURIM BAJRAMAJ

KREU I DHOMËS VENDORE TË AVOKATISË, VLORË

 

Do të rritet ndjeshëm humbja e interest të qytetarit për të ndjekur çështjet gjyqësore dhe kjo natyrshëm do të rrisë fenomenin e vetëgjyqësisë. Për një vendim të formës së prerë, qytetarit vlonjat do t’i duhet të presë 7-8 vjet. Ka qytetarë që për fatin e keq do të kenë ndërruar jetë kur të jetë shprehur gjykata me vendim.

 

ARBEN LENA

KREU I DHOMËS VENDORE TË AVOKATISË, KORÇË

 

Janë të lidhur të gjithë faktorët qoftë distance, koha. Do sjellë vështirësi për qytetarët në marrjen e drejtësisë, sikundër edhe për avokatët. Palët e interesuara për t’ju drejtuar gjykatës do të kenë një stepje duke patur parasysh kostot e ndjekjes së gjyqeve në Tiranë edhe për mënyrën sesi do shkojnë në Tiranë.

 

ERMAL HAMATAJ

KREU I DHOMËS VENDORE TË AVOKATISË, FIER

Absolutisht që nuk ka lehtësi për qyetarët.

 

Ky riorganizim, sipas avokatëve, pritet ta shtojë problematikën në sistemin gjyqësor pasi vakancat e krijuara nga vettingu nuk mund të rregullohen me hartën e re.

 

DURIM BAJRAMAJ

Ky riorganizim nuk ka për të zgjidhur problemin e rëndë të vakancave tepër të medha të gjyqtarëve dhe prokurorëve, as përshpejtimin e prpceseve gjyqësore dhe as ecurinë e stokut të dosjeve të mbartura nga viti 2016 e 2017.

 

ARBEN LENA

Nga një shkurti fillon humbja e vlerave sociale juridike të qytetit.

 

ERMAL HAMATAJ

Jam shumë i sigurt që ccdo gjë tjetër mund të ndodhë veç lehtësi për qyetatrët nuk do ketë

 

Të gjitha dosjet e gjykatave të apeleve në rrethe janë transferuar në Tiranë dhe pritet që të gjykohen në muajt dhe vitet në vijim.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re