Shteti shqiptar njeh dhe ka bërë historikun e prokurorisë, të gjykatës, por asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk ka bërë të njëjtën gjë me avokatinë shqiptare. Një profesion i nderuar që ka arritur majat e veta në vitet ’30 dhe që u persekutua për gati 50 vjet nga regjimi komunist. 28 figurat më të nderuara të avokatisë shqiptare që nuk jetojnë më, kanë bërë historinë e këtij profesioni. Dhoma e Avokatisë dhe sekretari i saj, Virgjil Karaja, kohët e fundit ka përgatitur historikun e avokatisë shqiptare dhe figurat më të shquar të saj.

28 avokatët shqiptar më të shquar

Pothuajse shumica e tyre është diplomuar në universitetet më të mira jashtë vendit, por mbi të gjitha janë përcaktuar më të mirët si avokatë. Zanafilla është Myslym Llagami, i diplomuar në Stamboll, Turqi. Ai është një nga avokatët më të shquar shqiptarë në vitet 1882-1916. Avokat Llagami e ka ushtruar profesionin e tij gjatë kohës që Shqipëria ndodhej nën varësinë e Perandorisë Osmane. Por këtë “fat” e kanë pasur edhe tre avokatë të shquar të asaj periudhe. I dyti pas Llagamit vjen Dhimitër Tutulani, ky ndryshe nga kolegët e tij të asaj kohe do të diplomohej në Athinë në vitin 1883. Disa vite më vonë do të diplomoheshin për avokati, Mustafa Pipa, në vitin 1883, dhe Hoxha Kadri Prishtina, më 1911, që të dy në Turqi. Por me krijimin e shtetit shqiptar numri avokatëve do të rritej. “Bumi” më i madh i profesionit të avokatëve do të ishte në vitet ’30. Sipas burimeve të asaj kohe, profesioni i avokatëve në atë kohë ishte shumë i përhapur dhe më fitimprurësi. I pari avokat shqiptar i njohur që është diplomuar pas krijimit të shtetit shqiptar është shkodrani Kol Dhimitri. Ai është diplomuar në vitin 1921, në Romë, Itali. Kol Dhimitri ishte një nga avokatët më të njohur nga vitet ’20 deri në ato ’50. Avokati i njohur do të mbahet mend në vitet e para të Çlirimit kur mori në mbrojtje shumë figura të njohura që akuzoheshin nga komunistët si tradhtarë apo bashkëpunëtorë të fashizmit. Por pas Kol Dhimitrit vjen një tjetër avokat nga Shkodra, Baltazar Benussi, i cili në fakt ishte me origjinë nga një provincë e Italisë. Avokat Benussi u diplomua për jurispudencë në Romë, në vitin 1924. Ai ishte një nga avokatët më të njohur të asaj kohe. Pas Çlirimit Benussi do të kishte një fund tragjik. Avokati i njohur do të përfundonte në burgjet komuniste dhe pasuria e tij do të sekuestrohej nga shteti komunist. Një nga figurat më të njohura të avokatisë shqiptare në vitet ’30 ishte edhe Hasan Dosti. Avokat Hasan Dosti studioi shkencat ligjore në Universitetin e Sorbonnës në Paris dhe u diplomua në vitin 1925. gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur vendi ishte i pushtuar nga Italia, avokati i shquar do të arrinte të bëhej edhe ministër i Drejtësisë. Pas Luftës, avokati i shquar do të largohej në drejtim të Amerikës, ku do të jetonte deri në fund të jetës së tij, në vitin 1991.
Persekutimi i avokatisë nga regjimi komunist
Pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist, profesioni i avokatisë filloi të zbehej deri sa në vitin 1967, ai do të mbyllej përfundimisht. Avokati i fundit më i njohur në atë kohë ishte Hektor Frashëri, i cili ishte nga avokatët e parë që do të dilte nga Universiteti i Jurispudencës në Tiranë. Ai do ta ushtronte profesionin e tij deri në vitin 1967. Avokat Frashëri pas shembjes së regjimit komunist u emërua ministër i Drejtësisë gjatë qeverisë Meksi. Pas 25 vjet persekutimi, profesioni i avokatisë do të fillonte menjëherë pas shembjes së diktaturës në vitin 1992.

Av. Myslym Llagami
1858-1916
Diplomuar më 1882 në Stamboll, Turqi

Av. Dhimitër Tutulani
1857-1937
Diplomuar më 1983 në Athinë, Greqi

Av. Mustafa Pipa
1871-1948
Diplomuar më 1895, në Stamboll Turqi

Av. Hoxha Kadri Prishtina
1878-1925
Fituar titullin avokat i klasit I në vitin 1911

Av. Kol Dhimitri
1893-1992
Diplomuar në 1921 në Romë, Itali

Av. Baltazar Benusi
1897-1982
Diplomuar më 1924 në Romë, Itali

Av. Dr. Hasan Dosti
1895-1991
Diplomuar më 1925 në Paris, Francë

Av. Vasil Jorgaqi
1903-1969
Diplomuar 1927 në Romë, Itali

Av. Mid’hat Mustafaraj
1903-1982
Diplomuar më 1928 në Torino, Itali

Av. Ali Erebara
1897-1979
Diplomuar më 1929 në Torino, Itali

Av. Spiro Stringa
1902-1973
Diplomuar më 1929 në Romë, Itali

Av. Skënder Muço
1904-1944
Diplomuar më 1930 në Bolonja, Itali

Av. Pandeli Kosturi
1907-1977
Diplomuar më 1931 në Montpellie, Francë

Av. Rasim Kolonja
1905-1978
Diplomuar më 1932 në Touluz, Francë

Av. Shefqet Shkupi
1906-1985
Diplomuar më 1933 në Montpellie, Francë

Av. Telemak Qirko
1909-1978
Diplomuar më 1934 në Lozanë, Zvicër

Av. Niko Zoto
1907-1980
Diplomuar më 1935 në Romë, Itali
Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Avokatisë deri në vitin 1967

Av. Dhimitër Bebi
1910-1996
Diplomuar më 1936 në Bukuresht, Rumani

Av. Mihallaq Denasi
1910-1988
Diplomuar më 1936 në Tuluzë, Francë

Av. Pjerin Koliqi
1913-1992
Diplomuar më 1937 në Padova, Itali

Av. Athanas Karaj
1912-1950
Diplomuar më 1937 në Bukuresht, Rumani

Av. Fejzo Sejdini
1913-1987
Diplomuar më 1939 në Sorbonë, Francë

Av. Koço Dilo
1916-1996
Diplomuar më 1940, në Athinë

Av. Rusvelt Ferra
1914-1983
Diplomuar 1941 në Firenze, Itali

Av. Vera Bodgo
1918-1996
Diplomuar më 1941 në Romë, Itali

Av. Thoma Haxhistasa
1917-
Diplomuar më 1942 në Firenze, Itali

Av. Hektor Frashëri
1930-1999
Diplomuar më 1958, në Tiranë

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re