Sikundër kishin paralajmëruar, avokatët protestuan ndaj qeverisë së gjyqësorit, për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.efekt

 

Ata iu përgjigjën edhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, i cili paralajmëroi kufizimin e rolit të avokatëve.

 

MAKS HAXHIAKREU I DHOMËS KOMBËTARE TË AVOKATISË

Çdo përpjekje për të kufizuar ushtrimin e rolit të avokatëve është e dështuar dhe jo për shkak të forcës sonë, por për shkak të një vendimi të Gjykatës kushtetuese, i cili tashmë ka betonuar që asnjë pushtet ekzekutiv apo gjyqësor nuk mund të kufizojë dhe të ndrërhyjë në profesionin e avokatit. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë është anëtare e CCBE-së, e shoqatës së dhomave të avokatisë të vendeve të BE-së dhe ata miratojnë çdo lloj qëndrimi dhe standardi të dhomës së avokatisë së Shqipërisë.

 

Dhoma e avokatisë do ta vijojë betejën kundër hartës së re gjyqësore në gjykatën Kushtetuese.

 

Patjetër, ne jemi jurist dhe ai është hapi i fundit që do ndërmarrim. Le të shërbejë ky tubim si një thirrje e fundit për KLGJ dhe qeverinë që do jetë finalizimi i këtij vendimi. Ne ju sigurojmë që kjo hartë gjyqësore do krijojë problematika shumë të mëdha dhe nuk do të jetë e arritur sipas pretendimeve.

 

Prej një muaji avokatët kanë dalë kundër hartës së re gjyqësore, duke bojkotuar seancat gjyqësore si dhe ato të masave të sigurisë personale.

Ata e kundërshtojnë iniciativën e KLGJ dhe ministrisë së drejtësisë, për reduktimin e gjykatave, me argumentin se shton kostot dhe ul aksesin e qytetarit në shërbimet gjyqësore.Por nga ana tjetër, KLGJ i hedh poshtë këto pretendime, pasi sipas saj, harta e re shtohet efektivitetin, ul stokun e dosjeve dhe nuk zhvendos shërbimet nga gjykatat ekzistuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re