Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka paralajmëruar Këshillin e Minstrave për bojkot pa afat nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

 

Pas bojkotit 4-ditor të seancave për shkak të miratimit të hartës së re gjyqsore, avokatët do të shkojnë në sallën e gjyqit nga e hëna.

 

Ky vendim u mor pas një mbledhjeje, e cila zgjati katër orë.

 

Greva e avokatëve filloi pas miratimit të hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Ministrave një javë më parë. Avokatët e konsiderojnë hartën në shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe mungesë të aksesit të qytetarëve në drejtësi.

 

Nga ana tjetër, KLGJ pohon se qytetarëve nuk do tu ndalohet e drejta e marrjes së shërbimeve në gjykatat ekzistuese.

Dokumenti i plotë: 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re