I ftuar në emisionin ‘Shqip’ nga Rudina Xhunga në ‘Dritare TV’, avokati njohur Idajet Beqiri ka folur për figurën e Berishës dhe aksionin e tij aktual politik që ai ka nisur për të marrë drejtimin e PD. Por Beqiri është kthyer shumë pas në kohë dhe ka folur për edhe për histori që nuk janë thënë më parë për Berishën duke u shprehur se Ramiz Alia dhe babai i Karaxhiç janë mjekuar në shtëpinë e Berishës gjatë luftës.

“Në 1964 shkoi në Tropojë kryetar i degës së brendshme dhe pasi vajti atje gjithë ecurinë e agjenturave e ka mësuar në mënyre perfekte agjenturën e sigurimit të shtetit nga ish Jugosllavia. Të tëra gjurmët te çonin të shtëpia e Sali Berishës.

Kushdo që shkelte kufirin nga jashtë, për ta gjetur ku shkoi, të shtëpia e Berishës i çonte gjurmët qeni, nuk është e rastësishme që i plagosur në luftën e dytë Botërore Ramiz Alia ka qenë në shtëpinë e Berishës. Ne 1943 në shtëpinë e Berishës ka qenë i plagosur dhe është mjekuar Ramiz Alia dhe e ka mbajtur në shtëpi, në të njëjtën periudhë ka qenë edhe një spital ka qenë babai i Karaxhiçit edhe ai ka qenë në shtëpinë e Sali Berishës.

Në atë kohë Saliu nuk kishte lindur, por është fakt që ata kanë qenë në shtëpinë e familjes së tij. Të gjithë e dimë që Saliu ka ndërruar datëlindje, sepse doqë t’i zhdukë të gjithë llojet e gjurmëve, madje edhe atë të vizitës së babit të Karaxhiçit në shtëpinë e Berishës. Që këtu nis historia me Ramiz Alinë dhe të tjerë. Nga sigurimi i shtetit nisi gjithçka”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re