Një avokat dhe dy organizata të të drejtave të njeriut, një nga Bjellorusia dhe Ukraina janë fituese të Nobelit për paqe.
Ales Bialiatski, avokat i të drejtave të njeriut nga Bjellorusia, organizata ruse “Memorial” dhe ajo ukrainase “Qendra për Liritë Civile” janë fituesit e “Paqes” për 2022-in.
Në motivacionin e tyre, drejtuesit e Akademisë Suedeze të Nobelit, thanë se po jetojmë në kohë të vështira sigurie dhe në një botë të tensionuar. Ky çmim, nënvizuan, nuk duhet të shihet si një kundërpërgjigje ndaj presidentit të Rusisë Vladimir Putin, që këtë të premte feston datëlindjen e 70-të.
Komiteti veçoi augmentin e përzgjedhjes së tre laureatëve, se donin të nderonin kampionët e “të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore” në vendet fqinje Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë.Për këtë vit të kandiduarit për një prej vlerësimeve më të rëndësishme, ishin mbi 340 individë dhe organizata të ndryshme.
Nobeli për paqe ka një vlerë prej 890 mijë dollarësh.